Halimi pranon dy gola nga penalltia

Prishtinë | 28 Shk 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Betim Halimi kompletoi tjetër ndeshje me skuadrën e Olimpik Donetskut.

Portieri kosovar me skuadrën e Olimpik Donetskut u mposht në udhëtim te Minaj me rezultatin 2:1 në kuadër të xhiros së 16-t në elitën e futbollit ukrainas.

Të dyja golat skuadra vendase i realizoi nga pika e bardhë.

Në Premier Ligën e Ukrainës, shtatlarti Halimi ka kompletuar katër ndeshje, ndërsa një paraqitje e ka pasur edhe në Kupë në edicionin e sivjetmë. I ka pranuar shtatë gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme