Hamasi e sulmon me raketa Tel Avivin

Prishtinë | 24 Tet 2023 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Sirenat për sulm ajror janë ndezur në Izraelin qendror pasi Hamasi e ka sulmuar me raketa qytetin e dytë më të madh izraelit, Tel Avivin.

Nuk raportohet për persona të lënduar nga sulmet, përveç disa njerëzve të cilët kanë pësuar gërvishtje gjatë kohës sa ishin duke shkuar nëpër qendrat e caktuar për t’u mbrojtur, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se gjatë konfliktit mes Hamasit dhe Izraelit janë vrarë mbi 7 mijë e 200 njerëz, ku numri më i madh i të vrarëve janë në Gaza, rreth 5 mijë e 800, ndërsa deri më tani janë vrarë më shumë se 1 mijë e 400 izraelitë.

Të ngjashme