Hamza për vërshimet në Mitrovicë: Gjendja është alarmante, rastet për evakuim vazhdojnë të rriten

Prishtinë | 19 Jan 2023 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Edhe në komunën e Mitrovicës, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut, situata është e tejet e rënduar.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka thënë për Dukagjinin se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili vazhdon të rritet.

“Jemi duke evakuuar shumë familje. Është numër i konsiderueshëm i të evaukuuarve, ato vetëm po rriten. Kemi angazhuar të gjitha kapacitetet tona, edhe, policinë zhytësit, zjarrfikësit, të gjithë por është aq sasi e madhe e ujit që është vështirë e menaxhueshme”, ka thënë Hamza.

Po ashtu, ai ka deklaruar se gjendja është alarmante dhe shqetësuese, pasi lumenjtë kanë dalë nga shtrati, janë vërshuar shumë fshatra, por edhe pjesë të qytetit.

Të ngjashme