Haradinaj: Kosova s’ka pse të shqetësohet nga Specialja

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 10:56 | Nga

“Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova s’ka pse të shqetësohet nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për “Top-Channel”, Haradinaj ka thënë se Kosova është ballafaquar disa herë me drejtësinë kombëtare dhe se përherë është vërtetuar lufta e drejtë e UÇK-së.

“Kosova është ballafaquar me drejtësinë kombëtare, pas asaj vendore. Në fillim nga viti ’99-2008 ishte OKB-ja, si UNMIK dhe si gjyqësor e drejtësi, pastaj ishte Tribunali për ish Jugosllavi ku isha vetë pjesë e tij dy herë.

Ishte një mision evropian i rendit dhe ligjit, EULEX-i për tetë vite. Kjo është etapa e katërt, Kosova nuk ka pse të shqetësohet se çfarë do të vijë nga Gjykata Speciale për shkak se vërtetë, në çdo etapë lufta e UÇK-së është vërtetuar se ka qenë luftë për liri, e drejtë dhe legjitime realisht”, ka thënë Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme