Haradinaj përmes një letre i sqarohet Mogherinit për masën prej 100%

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 12:48 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj përmes një letre ka njoftuat shefen e zyrës së BE-së  në Kosovë, Natalya Apostolova dhe të gjithë ambasadorët e akredituar në Kosovë për vendosjen e masës prej 100% për produkte që hyjnë nga Serbia dhe Bosnja, raporton Ekonomia Online.

Kreu i ekzekutivit sqaroi në hollin e Kuvendit, se pret që Apostolova ta njoftojë shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, e cila dje tha se vendimi i  Prishtinës për ngritjen e tarifave për produktet nga Serbia shkel marrëveshjen CEFTA-s dhe MSA-në.

“Sapo ju kam dërguar letër të gjithë ambasadorëve edhe të BE-së, zonjës Apostolova i kam shpjeguar faktet pse kemi ardhur deri te ky vendim në çka e kemi bazua. Është një vendim i Kosovës, sovrane në mbrojtje të interesit të vet, por është i argumentuar pse e bëjmë këtë, kryesisht është mosrespektimi i marrëdhënieve tregtare Kosovë-Serbi, nga Serbia duke vu bllokadë tarifore për çdo produktet tona, shtuar këtu edhe agresivitetin ndaj Kosovës”.

“Ky është një drejtim i yni, nuk është një moment, edhe kur e kemi marrë vendimin për taksën prej 10% kemi paralajmëruar rritje, por edhe taksa e sotme mundet me u plotësuar me ndonjë veprim shtesë të mbetur nëse ka mbetur”.

Por Haradinaj po shpreh i bindur se Kosova nuk ka shkelur as marrëveshjen e CEFTA-s e as MSA-në.

“Ne kemi dhënë sqarimin Apsotolovës, ajo sigurt do ta përcjell te Mohgerini. Edhe CEFTA dhe MSA parashohin masa të tilla nëse nuk respektohet marrëveshja. Serbia asnjëherë nuk ka respektuar marrëveshjen e CEFTA-s”.

Kur komentoi mosdeklarimin e presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje, Haradinaj tha se me këtë vendim nuk duhet që të mburret askush, por që shtetit fqinjë nuk ka lënë asnjë rrugë dalje. Edhe pse shprehtë i gatshëm që dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë.

“As presidenti, as kreu i Kuvendit, nuk duhet të mburremi me këtë vendim të marr, nuk duhet të konsiderohet fitore e jashtëzakonshme ne e kemi bërë prej zorit që të gjithë, por nuk kemi rrugë tjetër ose do të përfundojë çështja e Kosovës e mbetur e hapur. Serbia ka në Kosovë një treg qindamilionësh”.

“Ne jemi të interesuar që dialogu të vazhdojë, dalja nga gjendja është  me dialog me marrëveshje, por qëndrimi i Kosovës është qëndrim sovran i yni, deri në njohje këto masa munden vetëm me u përforcuar e jo me u heq”.

Serbëve të Kosovës nuk do tu mungojë asnjë produkt, thotë Haradinaj, duke shtuar se ka rrezik për koontrabandim në veri të vendit, raporton EO.

“Në i respektojmë serbët e Kosovës, edhe ata do ta kenë fati e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, nuk ka me ju munguar asnjë artikull ushqimor”.

“Tani është ajo që njohjet zona e gjelbër, është në kujdes. Në këto momente nuk është mirë që me përdor dikush këtë, edhe me lëviz me çmime. Ju siguroj që kemi paraqit do vështir, nuk do të vlen masa për mallrat që kanë hy para 10%, por për mallrat që do të hynë do të taksohen”.

 

Të ngjashme