Haradinaj thotë se mospërkrahja e fondeve të IPA-s mund ta rrezikojë marrjen e tyre

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 15:11 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë, tha se beson që vendimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për t’i bojkotuar votimet në Kuvend është si pasojë e mungesës së liderit të saj, Isa Mustafa, raporton EO.

Ai tha se mospërkrahja e fondeve të IPA-s, jo vetëm që mund të rrezikojë marrjen e tyre, por edhe përçon një mesazh të keq sa i përket liberalizimit të vizave.

“E kam një grup që i ka trajtu këto raporte, në përgjithësi hetohet një seriozitet në punën e tyre”.

“Është i çuditshëm ky vendimi i LDK-së që mos me i votu. Kjo mundet me qenë pasojë që Isa është smut e nuk e po mundet me udhëheqë mjaftueshëm e të tjerët janë në garë kush po bëhet kryetar i LDK-së e nuk po dinë me i nda temat”.

“Ka rrezik me humbë, por është edhe porosi e keqe për liberalizimin se ti nuk po i pranon paret e Evropës”, ka shtuar kryeministri i vendit.

Haradinaj përmendi edhe një herë deklaratën e zëvendësministrit, Gjergj Dedaj, për të cilën tha se Qeveria e Kosovës do ta sqarojë këtë situatë, e më pastaj do të vendosë për hapat e mëtutjeshëm.

Haradinaj ritheksoi se si qeveri distancohen nga deklarimet e tilla, raporton Ekonomia Online.

“Ne kemi bërë një deklaratë sot se na duhet me e sqaru saktë çka ka thanë e ku e ka thanë e nuk guxojnë se po thuhet që ka shumë fake news në Kosovë. Si qeveri e Kosovës është e papranueshne gjuha fyese urryese  për secilin popull në botë. Ne distancohemi nga këto deklarime të kujtdoqofshin. Do të reflektojmë me ato që kanë ndodhë, por njëherë s’mund të themi asgjë”.

Të ngjashme