Hasani: I lumtur që edhe Universiteti i Gjakovës do t’i bashkëngjitet fushatës tonë kundër përdorimit të narkotikëve

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Task-Forcës Avdullah Hasani, përmes një postimi ka treguar që ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”.

Hasani ka thënë se ndjehet i lumtur që edhe Universiteti i Gjakovës do ti bashkëngjitet fushatës kundër përdorimit të narkotikëve.

Postimi i plotë:

Jam shumë i lumtur që edhe Universiteti i Gjakovës do t’i bashkëngjitet fushatës tonë intensive që do ta fillojmë së shpejti. Sot, pata kënaqësinë që të marrë pjesë në “Ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, ku Universitetit dhe rektorit Prof.dr Artan Nimani i ndava certifikatën “ Ambasador i fushatës shtetërore kundër narkotikëve”.

Të ngjashme