Haset një mjet shpërthyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja

Prishtinë | 09 Maj 2024 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mjet i dyshuar shpërthyes në Gjakovë, përcjell Reporteri.net.

Një person ka lajmëruar Policinë për mjetin që e kishte hasur e që dyshonte se ishte shpërthyes.

Njësiti për deminim i FSK-së e ka larguar mjetin nga vendi.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim e FSK-së ka larguar mjetin pa incidente”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme