Hashim Thaçi tejkaloi shpenzimet në Dubrovnik

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 17:46 | Nga

7 mijë e 500 euro të nxjerra avans nga buxheti i shtetit nuk i kishin mjaftuar ish-Kryeministrit Hashim Thaçi dhe katër personave të tjerë për një udhëtim zyrtar në Kroaci.

Hoteli ‘Bellevue’, në Dubrovnik të Kroacisë kishte qenë nikoqir i delegacionit të Thaçit që përfshinte Dukagjin Goranin, Edi Sejdiun, Astrit Ibrahimin dhe Isni Thaçin nga data 7 deri më 9 korrik të vitit 2011.

Në faturat zyrtare figuron se për këtë udhëtim është marrë avans shumën prej 7 mijë e 500 euro, ndërsa janë shpenzuar 7 mijë e 705 euro, raporton Kallxo.com.

Shefi i protokollit të Kryeministrit të atëhershëm, Edi Sejdiu, kishte konfirmuar tejkalimin e shpenzimeve duke u arsyetuar me agjendat e ndërlidhura.

“…Për shkak të agjendave të ndërlidhura në Dubrovnik si dhe në pamundësi të gjejmë hotel me çmim sipas rregullores, kemi tejkaluar shpenzimet e hotelit…”, thuhet në emailin e Sejdiut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme