Aleatja kryesore e liderit opozitar të Rusisë, Alexei Navalny, ka arritur në Komitetin Hetimor Rus të enjten, ndërsa po akuzohet për thyerje të masave anti-COVID, kur kishte ftuar njerëzit që të dalin në protesta, raporton agjencia AP. Lyubov Sobol është figurë kyçe në Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalnyt. Javën e kaluar, një gjykatë në Moskë e […]
Hetohet aleatja e Navalnyt për thyerje të masave anti-COVID, kishte ftuar njerëzit në protestë

Aleatja kryesore e liderit opozitar të Rusisë, Alexei Navalny, ka arritur në Komitetin Hetimor Rus të enjten, ndërsa po akuzohet për thyerje të masave anti-COVID, kur kishte ftuar njerëzit që të dalin në protesta, raporton agjencia AP.
Lyubov Sobol është figurë kyçe në Fondacionin Anti-Korrupsion të Navalnyt.
Javën e kaluar, një gjykatë në Moskë e ka dënuar me burg shtëpiak Sobolin, vëllain e Navalnyt, Olegun dhe disa aleatë tjerë, pa u lejuar qasje në internet, për dy muaj, si pjesë e një hetimi penal për shkelje të masave anti-COVID.
Avokati i Sobolit, Vladimir Voronin, i ka thënë gazetarëve se është bërë një apel ndaj arrestit shtëpiak.
Autoritetet ruse kanë shënjestruar ndihmësit e Navalnyt.

















