Hetuesit e OKB-së: Masakra e mbi 500 vetave në Kongo, krim kundër njerëzimit

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 500 burra, gra dhe fëmijë të komunitetit Banunu në Republikën Demokratike të Kongos janë masakruar nga fshatarët e Batendes gjatë dhjetorit, derisa po tentonin ta kalonin një lumë, kanë deklaruar të marten hetuesit e OKB-së.

Në mesin e viktimave ishte edhe një foshnjë dymuajshe. Shumica janë djegur të gjallë, kanë thënë hetuesit.

Më shumë se 19.000 veta janë zhvendosur, shumica prej të cilëve kanë ikur në Republikën fqinje të Kongos. Gati 1.000 objekte, përfshirë kisha, shkolla dhe qendra shëndetësore, janë shkatërruar apo plaçkitur, raporton Reuters, transmeton Koha.net.

Detajet e tmerrit janë përmbledhur në një raport të misionit të posaçëm hetues të OKB-së, që ka vlerësuar se dhuna mund të përbëjë krime kundër njerëzimit.

OKB-ja kishte bërë të ditur në janar se kishte raporte të besueshme për së paku 890 raste të vrasjes. Raporti i ri ka faktuar masakrën e 530 kongolezëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme