Ekonomia Online
FUNDIT

Holanda regjistron 120 viktima nga Coronavirusi për 24 orë

Holanda regjistron 120 viktima nga Coronavirusi për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar 120 viktima të koronavirusit, raportoi agjencia “Reuters”. Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në këtë shtet të Beneluksit shkoi në 4,409, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u konfirmuan edhe 655 raste të reja të […]

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Holandë janë regjistruar 120 viktima të koronavirusit, raportoi agjencia “Reuters”.

Kështu, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në këtë shtet të Beneluksit shkoi në 4,409, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u konfirmuan edhe 655 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 37,190.

Ky institut tha se shifrat e vërteta të vdekjeve dhe infektimeve ka gjasa të jenë më të mëdha, sepse jo të gjitha rastet e dyshimta po testohen.

Holanda ka numër mjaft të lartë të viktimave të sëmundjes së re duke e pasur parasysh numrin relativisht të vogël të banorëve në krahasim me disa vende të tjera evropiane.

Të ngjashme