Hungaria do të mbështesë të gjitha sanksionet e BE-së ndaj Rusisë

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, ka thënë se do të mbështesë të gjitha sanksionet e BE-së kundër Rusisë dhe nuk do të bllokojë asnjë.

Duke folur në kufirin Ukrainë-Hungari, ai tha se mbështet përpjekjet për paqe.

“Hungaria e bëri të qartë se ne i mbështesim të gjitha sanksionet, kështu që nuk do të bllokojmë asgjë, për atë që kryeministrat e Bashkimit Evropian janë në gjendje të bien dakord, ne e pranojmë dhe e mbështesim atë”, u tha ai gazetarëve në anglisht, sipas Reuters.

Më herët të shtunën ai tha se ishte dakord që Rusia të bllokohej nga sistemi ndërkufitar i pagesave Swift. Orbán është konsideruar më parë aleati më i ngushtë i Putinit brenda liderëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Të ngjashme