I infektuari i parë nga Coronavirusi në Itali lirohet nga spitali, ka një mesazh për të gjithë

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 19:07 | Nga Ekonomia Online

I infektuari i parë nga coronavirusi në Itali, një 38 vjeçar nga Codogno, u lirua të hënën nga Spitali San Matteo i Paviasë.

Sipas agjencisë italiane ANSA, përcjell Telegrafi, Mattia u pranua në një spital të Codogno më 19 shkurt, kur më pas u transferua në Spitalin Pavia më 21 shkurt, pasi u përkeqësua gjendja shëndetësore, ndërsa filloi të merrte përsëri frymë lirshëm më 9 mars.

“Unë kam pasur fat, rri në shtëpi”, tha Mattia.

“Është e mundur të shërohesh nga kjo sëmundje”, u shpreh ai.

“Gjithashtu është e mrekullueshme të marrësh frymë përsëri”, ka thënë ndër tjerash Mattia.

Të ngjashme