Ekonomia Online
FUNDIT

I mbijetuari i Holokaustit vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë

I mbijetuari i Holokaustit vritet gjatë bombardimeve në Ukrainë

Një 96-vjeçar, që ka mbijetuar i kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane, transmeton the Guardian. Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një  projektile, ka thënë mbesa e […]

Një 96-vjeçar, që ka mbijetuar i kampeve të përqëndrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vrarë gjatë një sulmi me bombë në qytetin ukrainas, Kharkiv, kanë raportuar mediat gjermane, transmeton the Guardian.

Boris Romantschenko, i mbijetuar i Holokaustit, ka vdekur të premten, pasi shtëpia e tij u godit nga një  projektile, ka thënë mbesa e tij.

Ai ka qenë pjesë e disa kampeve të koncentrimit, gjatë Luftë së Dytë Botërore, ndërsa fondacionet e krijuara në kujtim të atyre kampeve, kanë reaguar pas vrasjes së tij.

Romantschenko është njohur për fushatën që ai e ka bërë, për t’u mos harruar krimet e Nazistëve.

Kharkivi është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë dhe ai ka qenë prej caqeve kryesore të bombardimeve, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. 

1/2
Wie wir von Angehörigen erfahren haben, wurde unser Freund Boris Romantschenko, der die KZs #Buchenwald, #Peenemünde, #Dora und #BergenBelsen überlebt hatte, am vergangenen Freitag bei einem Bombenangriff auf sein Wohnhaus in #Charkiw getötet. Wir sind zutiefst bestürzt. pic.twitter.com/SOMAdpQn35

— Stiftg. Gedenkstätten Buchenwald u. Mittelbau-Dora (@Buchenwald_Dora) March 21, 2022

Të ngjashme