I përkeqësohet gjendja duke bërë homazhe, ndërron jetë në QKUK

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 10:07 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, gjatë kohës kur ishte duke bërë homazhe.

Ai kishte ndërruar jetë në QKUK.

“Viktima mashkull K/Shqiptar deri sa ka qenë  duke bërë homazhe, i njëjti kishte pasur probleme shëndetësore. Ekipi mjekësor e kishte dërguar viktimën në QKUK-së, ku dhe viktima ka ndërruar jetë.  Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme