Identifikohet burri që rrahu brutalisht një fëmijë dje në Prishtinë, Policia jep detaje

Prishtinë | 23 Qer 2022 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se është shoqëruar për në stacionin policor i dyshuari që rrahu dje një fëmijë në parkun e Tauk Bahqes.

Policia ka iniciuar një hetim për rastin ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

“Ndërkohë që në stacionin policor është shoqëruar i dyshuari i rastit, policia në koordinim me prokurorin për të mitur ka iniciuar një hetim për rastin “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” duke proceduar të njëjtin në fazat e mëtejme të hetimit, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Tutje thuhet se Policia e Kosovës është e përkushtuar që brenda mandatit të saj ligjor, të sigurojë zbatimin dhe respektimin e plotë të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e tyre nga abuzimi apo keqtrajtimi çfarëdo qoftë ai.

Të ngjashme