Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se po vazhdon lirimi i pronave të uzurpuara në rrugën “Lumni Surdulli”.
I pari i Vushtrrisë ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin për lirimin e pronave publike dhe ata të cilët po lejojnë shfrytëzimin e pronave të tyre për zgjerimin e rrugës.
“Derisa rruga po shkon drejt finalizimit, kësaj pjese të qytetit po i ndërrohet pamja.🛣 Falënderoj qytetarët e kësaj zone për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm për lirimin e pronave publike. Falënderim dhe mirënjohje për ata qytetarë të cilët po lejojnë shfrytëzimin e pronave të tyre për zgjerimin e rrugës”, deklaroi kryetari Idrizi.