Incidenti në fluturimin Londër-Singapor, shkon në 71 numri i të lënduarve

Prishtinë | 21 Maj 2024 | 20:12 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur dhe të paktë të tjerë janë lënduar në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra që u godit nga turbulenca të forta.

Fluturimi përjetoi turbulenca të rënda gjatë rrugës për në kombin e Azisë Juglindore.

Numri i të lënduarve, u konfirmua nga  Spitali Samitivej Srinakarin në Bangkok, i cili i priti ata, raporton CNN.

Spitali tha gjithashtu se gjashtë persona janë plagosur rëndë. Më herët, Kittipong Kittikachorn, menaxheri i përgjithshëm i Aeroportit Ndërkombëtar Suvarnabhumi në kryeqytetin tajlandez tha se shtatë persona u plagosën rëndë.

Ndër të plagosurit janë shtetas të Malajzisë, Britanisë së Madhe, Zelandës së Re, Spanjës, ShBA-së dhe Irlandës.

Të ngjashme