India dhe Pakistani i lehtësojnë masat për disa biznese të vogla

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Qeveria indiane e lejoi rihapjen e kufizuar të dyqaneve në lagje dhe zona banimi nga e shtuna, mbi një muaj pas izolimit të tërë vendit për ta parandaluar përhapjen e Coronavirusit.

Në orët e vona të së premtes, ministria përgjegjëse tha se dyqanet me pakicë mund ta fillojnë punën me gjysmën e stafit të punëtorëve, të cilët duhet të mbajnë distancë, të përdorin masak dhe doreza gjatë punës.

Shitja e likerit dhe produkteve të tjera joelementare do të vazhdojë të jetë e ndaluar dhe dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare nuk do të hapen deri më 3 maj, shkruan “Reuters”.

India deri më tani i ka raportuar 24,506 raste të infektimeve dhe 775 viktima të koronavirusit. Autoritetet kanë caktuar ekipe të reja për t’u siguruar që masat e izolimit të respektohen nga të gjithë.

Në Pakistanin fqinj, qeveria e zgjati afatin e izolimit deri më 9 maj. Megjithatë, ajo e lejoi rifillimin e aktivitetit të disa veprimtarive biznesore dhe industriale nën masa të sigurisë dhe kujdesit.

Në Karaçi, qyteti më i madh i Pakistanit, shumica e xhamive kanë qenë të mbyllura për faljen e teravive gjatë Ramazanit.

Deri të shtunën, në këtë shtet janë regjistruar 11,940 të infektuar dhe 253 të vdekur nga Coronavirusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme