Ekonomia Online
FUNDIT

India kaplohet nga Covidi, shënon rekord të viktimave dhe rasteve

India kaplohet nga Covidi, shënon rekord të viktimave dhe rasteve

India regjistroi më shumë se 2.000 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në Indi që nga fillimi i pandemisë. Përpos rekordit të viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë ditor i infektimeve të reja me mbi 295 mijë gjatë 24 […]

India regjistroi më shumë se 2.000 të vdekur nga Covid-19 gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë e shënuar në Indi që nga fillimi i pandemisë.

Përpos rekordit të viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë ditor i infektimeve të reja me mbi 295 mijë gjatë 24 orëve të fundit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia në Indi shkoi në 182.553, ndërsa shifra e përgjithshme e të infektuarve në 15.6 milionë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ditëve të fundit, India vazhdimisht ka shënuar më shumë se 100 mijë raste në ditë, ndërsa ndodhet në vendin e dytë në botë me më së shumti të prekur, pas Shteteve të Bashkuara.

Spitalet në Indi kanë paralajmëruar për mungesën e oksigjenit, ndërsa autoritetet pritet që t’i përshpejtojnë procedurat për miratimin e vaksinave shtesë kundër pandemisë.

Disa rajone kanë paralajmëruar masa të rrepta të izolimit për shkak të shtimit të rasteve. Përkeqësimi i gjendjes erdhi pas mbajtjes së një festivali masiv, i cili besohet të ketë ndikuar në përhapjen e virusit.

Të ngjashme