India raporton mbi 196 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

India raportoi 196 mijë e 427 raste të reja me COVID-19 këtë të martë, teksa kjo rezulton si numri më i ulët i rasteve të reja për 24 orë që nga 14 prilli sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

Kjo shënon një rënie nga java e parë e majit kur vendi po raportonte më shumë se 300 mijë raste çdo ditë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

India gjithashtu raportoi 3 mijë e 511 viktima të martën, si numri më i ulët gjatë 24 orëve që nga 4 maji teksa të hënën India u bë vendi i tretë në botë që ka mbi 300 mijë viktima nga COVID-19.

Ministria Indiane e Shëndetësisë tha të hënën se niveli javor i rasteve pozitive kishte rrënë në 12.6 përqind dhe 72 përqind e rasteve aktive të vendit po raportoheshin nga tetë shtete.

India ka raportuar gjithsej 26 milionë e 948 mijë e 874 raste pozitive me COVID-19 dhe 307 mijë e 231 vdekje, teksa raste aktive me COVID-19 në Indi janë 2 milionë e 586 mijë e 782 persona.

Të ngjashme