India raporton shifrën më të lartë me Covid-19 brenda një dite

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

India ka raportuar 6,767 raste me koronavirus brenda 24 orëve, ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Familjes atje bën të ditur se deri tani janë shfaqur 131,868 raste me Covid-19.

147 njerëz kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit duke e quar numrin e përgjithshëm në 3,867.

Sipas New Delhi Television kjo e diel shënon ditën e tretë që India ka shënuar mbi 6 mijë raste me Covid-19 brenda një dite, shkruan Al Jazeera.

Të ngjashme