Ekonomia Online
FUNDIT

Infermierja britanike dyshohet se vrau veten, punonte në kujdesin intensiv me pacientët me Coronavirus

Infermierja britanike dyshohet se vrau veten, punonte në kujdesin intensiv me pacientët me Coronavirus

Një infermiere në një spital në Londër që trajtonte pacientët me coronavirus raportohet të ketë vrarë veten në vendin e punës. Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, 20-vjeçarja thuhet të ketë punuar në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Kolegjit King, ndërsa u gjet pa ndjenja të hënën pasdite. Dyshimet lindin se e njëjta mund të […]

Një infermiere në një spital në Londër që trajtonte pacientët me coronavirus raportohet të ketë vrarë veten në vendin e punës.

Sipas The Mirror, përcjell Telegrafi, 20-vjeçarja thuhet të ketë punuar në njësinë e kujdesit intensiv në Spitalin e Kolegjit King, ndërsa u gjet pa ndjenja të hënën pasdite.

Dyshimet lindin se e njëjta mund të ketë marrë mbidozë.

“Pacienti ishte duke u trajtuar mirëpo më vonë vdiq në spital”, tha një zëdhënës i policisë.

Megjithëse raportohet se viktima ishte personel në spital, policia nuk e konfirmoi rolin e saj.

Spitali i Londrës në jug, deri më tani ka raportuar tetë të vdekur me coronavirus, të gjithë nga njësia e kujdesit intensiv.

Të ngjashme