Inskenon rastin e vjedhjes në Ferizaj, arrestohet i dyshuari

Prishtinë | 25 Mar 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit e sektorit të hetimeve rajonale në Ferizaj, kanë arrestuar një 39 vjeçar pasi që dyshohet se i njëjti me qëllim të mbulimit të humbjes të parave në biznes, kishte inskenuar rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se i dyshuari me inicialet A.H., me datë 21.3.2019, kishte paraqitur në polici rastin e vjedhjes së rëndë në shtëpinë e tij duke deklaruar se nga persona të panjohur iu kishin vjedhur 21.700 euro dhe 500 franga zvicerane.

“Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin në prani të avokatit mbrojtës si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit nga vet ai me qëllim të arsyetimit para familjarëve për humbjen e parave në biznes”.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme