Inspektohen lokalet e natës në rajonin e Pejës, konfiskohen armë

Pejë | 24 Gus 2019 | 20:21 | Nga Ekonomia Online

Stacioni Policor në Klinë, me përkrahje të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Administratën Tatimore dhe inspektorëve të punës, ka realizuar planin operativ “Inspektimi”.

Operacioni është zhvilluar në dy lokacione, lokale të natës.

Gjatë implementimit të planit inspektorët kanë filluar me procedurë mbi shkeljet e supozuara – si mospërdorim i arkave fiskale, moslidhja e kontratave me punëtoret, e shkelje te tjera.

Ndërsa nga ana e policisë në njërin lokal janë gjetur dhe sekuestruar:
Një pistoletë me 10 copë fishekë; një sprej gaz lotsjellësi; një thikë dhe një automjet është marrë për shmangie doganore.

Në lokalin e dytë është gjetur dhe sekuestruar një gaz lotsjellësi.

Njëkohësisht patrullat në lëvizje kanë ndaluar, kontrollua një automjet tek pronari-ngasësi i te cilës kanë gjetur dhe sekuestruar një armë ilegale.

Te gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit dhe me urdhër të cilit, i dyshuari për posedim të armës është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në Deçan, Policia ka pranuar një informacion nga qytetarët se në fshatin Lëbushe – Deçan në oborrin e një lokali të natës, kishte të shtëna me armë zjarri.

Pas një pune operative- hetimore te Njësitit të Hetimeve të Stacionit Policor në Deçan, është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet i dyshimti F. F. (1979).

Me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e të dyshuarit në Pejë dhe gjate bastisjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një arme e tipit “Ecol-SM” cal-9 mm Gas, një karikator, 37 fishekë me gas, 9 gëzhoja të së njëjtës armë.

Në lidhje me rast është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet raporti përkatës i incidentit, kurse i dyshimti të lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme