Ekonomia Online
FUNDIT

IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

IPK rekomandon suspendimin për një zyrtar policor të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, pas dyshimeve për keqpërdorim të autoritetit zyrtar. Sipas IPK-së, hetuesit kanë filluar një hetim me dyshimin se zyrtari ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të autoritetit zyrtar”. “Pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Prizren, rasti do […]

Sipas IPK-së, hetuesit kanë filluar një hetim me dyshimin se zyrtari ka kryer veprën penale të “keqpërdorimit të autoritetit zyrtar”.

“Pas konsultave me Prokurorinë Themelore në Prizren, rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Bazuar në veprimet fillestare hetimore, dyshohet se zyrtaripolicor, duke shfrytëzuar bazën e të dhënave të policisë kufitare në mënyrë të paautorizuar, ka verifikuar në sistemin e dhënave të një qytetari – shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Të ngjashme