Irani thotë se është arritur njëfarë përparimi në bisedimet me ShBA-në, por një marrëveshje “nuk është afër”.
Komentet e zëdhënësit të ministrisë së jashtme, Esmail Baqai, erdhën pasi Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tha se një marrëveshje mund të arrihet të hënën, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Është e saktë të thuhet se kemi arritur në një përfundim për një pjesë të madhe të çështjeve që po diskutohen”, tha Baqai në Teheran të hënën. “Por të thuash se kjo do të thotë që nënshkrimi i një marrëveshjeje është i afërt – askush nuk mund ta bëjë një pretendim të tillë”.
Memorandumi i mirëkuptimit thuhet se përfshin një zgjatje 60-ditore të armëpushimit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe një plan për negociata të mëtejshme mbi programin bërthamor të Iranit.