Italia e “gjunjëzuar” nga moti i keq, shkon në dy numri i viktimave

Prishtinë | 25 Kor 2023 | 10:58 | Nga Ekonomia Online

Nga ditët me temperatura ekstreme, një pjesë e Italisë është përfshirë nga moti i keq me stuhi e përmbytje. Raportohen viktima dhe të plagosur në Brescia, Varese, Palermo dhe Verona. Gjithashtu edhe qindra thirrje për ndihmë.

Nga moti i keq deri më tani janë shkaktuar dy viktima. Një prej tyre një 16-vjeçare e cila ka ndërruar jetë për shkak të një stuhie të pazakontë në Brescia që rrëzoi një pemë. Të njëjtin fat ka pasur edhe një grua e cila ishte nisur për në punë.

Meteorologët kanë parashikuar se një situatë e ngjashme meteorologjike edhe gjatë orëve në vijim.

Të ngjashme