Italia me ndihmë prej 2.2 miliardë dollarësh për zonat e përmbytura

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Kryeminitrja e Italisë, Giorgia Meloni, njoftoi se kanë miratuar një paketë ndihme emergjente me vlerë më shumë prej 2.2 miliardë dollarësh për të ndihmuar zonat e goditura nga përmbytjet në rajonin verior të Emilia-Romagna.

Pothuajse një javë pas katastrofës, rreth 23 mijë njerëz janë ende të pastrehë dhe disa qytete mbeten të përmbytura, ndërsa mijëra hektarë tokë bujqësore veçanërisht pjellore janë shkatërruar, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Meloni, i cili vizitoi zonat e prekura të dielën thirri një takim të kabinetit të martën për të miratuar masat.

Paketa përfshin shpenzime të lidhura me emergjencat dhe moratoriume mbi taksat dhe kontributet sociale për familjet dhe firmat e prekura, tha Meloni pas mbledhjes së kabinetit.

Të ngjashme