Italia merr vendim për largimin e Rusisë nga SWIFT, Zelensky telefonohet nga kryeministri italian

Prishtinë | 26 Shk 2022 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Italia përkrah largimin e Rusisë nga sistemi i pagesave ndërkombëtare SWIFT, ka njoftuar presidenti ukrainas, Zelenksy.

Ai përmes një postimi në Twitter tha se ka biseduar me kryeministrin Italian Mario Draghi lidhur me këtë çështje.

“Ky është fillimi i një faqeje të re në historinë e shteteve tona Ukrainë-Itali. Mario Draghi në një bisedë telefonike përkrahu largimin e Rusisë nga SËIFT, si dispozitë për asistencë të mbrojtjes. Ukraina duhet të bëhet pjesë e BE-së”, ka shkruar Zelenskyy.

Të ngjashme