Izraeli ekstradon ish-drejtoreshën e shkollës e akuzuar për abuzim seksual ndaj studenteve

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Një ish-drejtoreshë e shkollës në Australi e akuzuar për dhunë seksuale ndaj studentëve të saj, është ekstraduar në Australi të hënën me urdhër të Gjykatës Supreme të Izraelit, ka thënë avokati i saj.

Malka Leifer kishte luftuar për kthimin e saj në Australi, duke përfshirë edhe paraqitjen se ishte e sëmurë mendërisht, ndërsa çështja ka qenë nëpër gjykatat e Izraelit që nga viti 2014.

Leifer, e cila ishte drejtoreshë e një shkolle hebrenj ultra ortodokse në Melbourne, ka mohuar akuzat kundër saj, raporton Reuters.

E kërkuar nga policia australiane për 74 akuza për sulme seksuale, përfshirë përdhunim, ndërsa të përfshira ishin vajzat nga shkolla. Leifer e cila ka edhe nënshtetësi izraelite ishte larguar nga aty në vitin 2008 pas akuzave.

Ajo kishte kundërshtuar ekstradimin e saj nga Supremja e Izraelit, e cila në dhjetor mbajti një seancë duke vendosur që ajo mund të ekstradohej mbi bazat e një serie ekzaminimesh psikike nga të cilat doli se ajo kishte gënjyer për sëmundjen mendore.

Të ngjashme