Izraeli nis aksione edhe në Irak, Iran dhe Jemen

Prishtinë | 26 Dhj 2023 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Ndërsa trupat izraelite intensifikojnë luftën në Gazë për eliminimin e Hamasit, Izraeli vazhdon të jetë objektiv i sulmeve të vazhdueshme nga drejtime të ndryshme. Përmes një paralajmërimi të martën, shefi i mbrojtjes së Izraelit tha se vendi i tij do të veprojë menjëherë ndaj atyre që guxojnë ta sulmojnë atë, ndërsa la të kuptohet se Izraeli kishte ndërmarrë veprime ndaj aktorëve në disa shtete.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, la të kuptohet të martën se Izraeli kishte ndërmarrë aksione në Irak, Jemen dhe Iran si kundërpërgjigje për sulmet ndaj Izraelit, ndërsa lufta me militantët palestinezë të udhëhequr nga Hamasi po zgjerohet në Rripin e Gazës dhe më tej.

Jemi në një luftë me shumë fronte dhe po sulmohemi nga shtatë drejtime të ndryshme: Gaza, Libani, Siria, Judea dhe Samaria të Bregut Perëndimor, Iraku, Jemeni dhe Irani. Tashmë kemi reaguar dhe vepruar në gjashtë nga këto vende. Dua ta bëj të qartë se kushdo që vepron kundër nesh është një objektiv i mundshëm, nuk ka imunitet për askënd”.

Që nga shpërthimi i luftës në Gazë, pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor, ushtria izraelite ka thënë se ka reaguar ndaj sulmeve nga Libani dhe Siria dhe se ka bastisur militantët në Bregun Perëndimor.

Të ngjashme