Japonia: Kosova dhe Serbia të angazhohen mënyrë konstruktive për implementimin e planit evropian

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Japonia ka bërë një reagim lidhur me zhvillime e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Në një reagim të Ministrisë së Jashtme thuhet se Tokyo zyrtare mirëpret faktin se Kurti dhe Vuçiq janë pajtuar se s’ka nevojë për diskutime shtesë sa i përket propozimit evropian për “Marrëveshjen për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”.

Normalizimi i raporteve në mes të dy shteteve përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, thuhet se do të kontribuojë në paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Japonia pret që të dy vendet të angazhohen në mënyrë konstruktive në implementimin e Marrëveshjes”, thuhet në reagim.

“Japonia mbështet një Evropë të bashkuar fuqimisht nën vlerat themelore dhe mbështet përpjekjet reformuese të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE nën “Iniciativën e Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor”. Sipas kësaj nisme, Japonia do të vazhdojë të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit të Ballkanit Perëndimor në rrugën e saj evropiane”, përfundon reagimi.

Të ngjashme