Jay Z pranon tradhtinë ndaj Beyonces (Foto)

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 16:54 | Nga

Një vit më parë albumi “Lemonade” i Beyonces tronditi showbizin pasi sipas shumë gjasave dhe provave, rrëfente tradhtinë e Jay Z-së.

Sot në mëngjes, Jay Z pranoi tradhtinë me të njëjtën gjuhë. Ai publikoi në Tidal albumin më të ri, “4:44”. Kënga e gjashtë, “Family Feud” (Sherr familjar), ku këndon edhe Beyonce, përmban një varg që i përgjigjet këngës së saj të famshme “Sorry”: “Becky me flokët e bukura” simbolizon gruan misterioze me të cilën Jay Z tradhtoi Beyoncen në këngën e saj “Sorry” të albumit “Lemonade”, ajo këndon: “Le të telefonojë Beckyn me flokët e bukura”.

Një deklaratë publike e Tinës, mamasë së Beyoncesë, që do të konfirmonte gjithçka:

“Një dolli për “Lemonade”. Beyonce punoi aq shumë, natë e ditë për këtë projekt! Ishte kaq e rëndësishme për të të sillte në botë një mesazh mbi shërimin dhe shpresën. Nuk ka rëndësi se çfarë ke kaluar, rëndësi ka që mund t’i kalosh të gjitha.”, shkroi Tina në një postim në Instagram. Pavarësisht të gjithave, mesazhi që Beyonce u përpoq të përcillte përmes këtij albumi ishte pikërisht ky. Këngët flasin për tradhtinë dhe përçarjen që ajo sjell në një çift por mbi të gjitha, rrëfejnë sesi mund të kalohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme