Johnson bën vizitë të papritur në Kiev: Ukraina mund dhe do ta fitojë këtë luftë

Prishtinë | 24 Gus 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev, derisa Ukraina feston 31-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik.

Johnson këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, duke shtuar se Ukraina do të fitojë luftën.

“Ajo që ndodh në Ukrainë ka rëndësi për të gjithë ne. Kjo është arsyeja pse unë jam sot në Kiev. Kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të qëndrojë me miqtë tanë ukrainas. Unë besoj se Ukraina mund dhe do ta fitojë këtë luftë”, thotë Johnson në një postim në twitter.

Kjo është vizita e tretë e Johnsonit në Ukrainë.

Të ngjashme