Katër të lënduar në një aksident trafiku në Ferizaj

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur më 23 janar ndërmjet tre veturave në fshatin Dardani në Ferizaj, transmeton Koha.net.

Policia bën të ditur se në aksidentin që ka ndodhur në ora 18:00 janë lënduar tre ngasësit dhe një pasagjere.

“Ka ndodhur një aksident trafiku, të involvuara tri automjete civile me ngasës meshkuj K-Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore marrin tre ngasësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare, të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital dhe tre prej tyre janë ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme