Katër të vdekur në prag të protestave opozitare në Venezuelë

Prishtinë | 23 Jan 2019 | 18:43 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë vdekur në përplasjet me policinë, një ditë para protestës masive të opozitës në Venezuelë.

Gjate natës, një 16 vjeçar vdiq si pasojë lëndimit me armë zjarri, sipas Observatorit të Konfliktit Social, ndërsa policia ka bëre të ditur se tre të tjerë vdiqën gjatë plaçkitjeve në Bolivar City.

Qindra mijëra protestues pritet të bashkohen në një marsh ditën e mërkurë, në një përpjekje për të rrëzuar qeverinë e presidentit Nicolás Maduro.
Protestat organizohen në 61 vjetorin e rënies se diktaturës ushtarake të këtij vendi më 1958.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare Juan Guaidó, i cili e organizoi marshin, e quajti atë një “ngjarje historike”.

Zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Mike Pence, ka sinjalizuar mbështetjen e tij për opozitën.

People demonstrate near the Bolivarian National Guard command in Caracas, Venezuela, 21 January 2019.
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme