Katërfishohet numri i kërkesave për ndihma sociale në Zvicër

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

Pasi qe deklaruar “situata e jashtëzakonshme” më 16 mars, numri i njerëzve që kishin filluar të kërkonin ndihmë sociale qe rritur papritmas

Në dy javët e para pas mbylljes së aktiviteteve për shkak të koronavirusit në Zvicër, numri i kërkesave për ndihmë sociale është katërfishuar.

Sipas një studimi të realizuar nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Cyrihut (ZHAW), të goditur nga kjo janë veçanërisht të ashtuquajturit “working Poor” (shtresa e të varfërve që punojnë), shkruan srf.ch.

Pasi qe deklaruar “situata e jashtëzakonshme” më 16 mars, numri i njerëzve që kishin filluar të kërkonin ndihmë sociale qe rritur papritmas.

Më të prekurit nga kjo dukuri janë njerëzit e vetëpunësuar dhe punonjësit me paga që paguhen për orë pune ose me punë të pasigurta me kohë të pjesshme.

Sipas studimit, ekzaminimi i aplikacioneve për ndihmë sociale është i vështirë për shkak të rrethanave aktuale, sepse kontakti personal në veçanti është i kufizuar rëndë. Nëse do të ketë vonesa, kjo mund të çojë në situata akute emergjente për të prekurit.

Për sondazhin e bërë u është përdorur një mostër e rastësishme e 400 shërbimeve sociale në kantonet: Aargau, Bernë, Lucern, Thurgau dhe Cyrih. Ato përfshijnë të gjitha rajonet kryesore të Zvicrës që flasin gjermanisht, zonat rurale dhe urbane, përcjell albinfo.ch. Kanë marrë pjesë 169 persona, kryesisht nga sektori i menaxhimi i shërbimeve sociale të komunave.

Përgjigjet ishin të mundshme deri më 15 Prill. Pak më shumë se një javë më vonë, pra sot, është tashmë në dispozicion vlerësimi prej rreth njëzet faqesh.

Të ngjashme