KDI me ekspozitë kundër korrupsionit, kërkohen shkarkime për zyrtarë të korruptuar

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 13:01 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar ekspozitën e fotografive dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për tri vendet e para në garën e fotografive dhe videove #fajikorrupsionit

Këto gara janë zhvilluar në kuadër të aktiviteteve të KDI-së pikërisht në javën e korrupsionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

Ana Becki nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë tha se, shpresojnë që kjo javë të jetë javë ndërgjegjësuese  për qytetarët e Kosovës.

“Korrupsioni dëmton jetën tonë. Në gëzon fakti që qytetarët kanë marrë pjesë në numër kaq të madh për këtë ditë. Shpresoj që kjo do jetë dita e ndërgjegjes”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.

Shaip Havolli drejtor në Agjencionin Kundër Korrupsion tha se niveli i korrupsionit në Kosovë është mjaftë i lartë.

“Sa i përket kësaj jave flasin fotografitë e ekspozuara sot. Niveli i korrupsionit është i lartë dhe jemi të mobilizuar ta luftojmë atë”, tha ai.

Florent Spahija zyrtarë ligjor në KDI tha se Kosova ka një qeveri të korruptuar derisa deklaroi se KDI kërkon dorëheqjen dhe hetim të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

“Sot jemi mbledhur për ta shpallur fituesin e foto-garës dhe video-garës. Këto aktivitete kanë ndikim në luftën kundër korrupsionit. Kosova rradhitet në vendin 85 me 39 pikë. Vazhdojmë që ende të kemi një qeveri të korruptuar. Duke e pasur parasysh edhe numrin e madh të zv-ministrave. Duhet që numri i qeveritarëve të zvogëlohet. Po ashtu kërkojmë edhe dorëheqjen e prokurorit Lumëzi”, tha ai, raporton EO.

E në fund u ndanë edhe çmimet për fotografinë dhe videon më të mirë në kuadër të javës kundër korrupsionit. Vendet e 3-ta ju takuan Altin Gashi dhe Basri Oruqaj, vendet e dyta i takuan Milot Krasniqit dhe Florent Kastratit, ndërsa vendi parë i takoi Bardha Bogës dhe Agon Nimanit.

Të ngjashme