Ekonomia Online
FUNDIT

Keqtrajtohen seksualisht dy djem të mitur nga dy burra, një rast në Suharekë, tjetri në Podujevë

Keqtrajtohen seksualisht dy djem të mitur nga dy burra, një rast në Suharekë, tjetri në Podujevë

Një i rritur dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një mashkull të mitur në Suharekë. Rasti është hapur në polici si “dhunim i mbetur në tentativë”. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “DHUNIM I MBETUR NË TENTATIVË/Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka […]

Një i rritur dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht një mashkull të mitur në Suharekë.

Rasti është hapur në polici si “dhunim i mbetur në tentativë”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM I MBETUR NË TENTATIVË/Suharekë 24.07.2022 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet që e ka keqtrajtuar seksualisht viktimën e mitur mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, njofton policia.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Podujevë.

Sipas Policisë, gjatë ditës së djeshme, i dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar- të mitur.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime.

Të ngjashme