Kërkohej nga Gjermania për drogë, arrestohet 28-vjeçari nga Vushtrria

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 10:05 | Nga

Një 28-vjeçar kosovar është arrestuar në Morinë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga shteti gjerman.
Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor me qëllim ekstradimin në Gjermani të Kastriot Rashanit, 28 vjeç, nga Vushtrria e Kosovës.

“Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar, për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Kukë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme