Kërkohet paraburgim ndaj personit që dyshohet se dhunoi një të mitur në Rahovec

Prishtinë | 25 Qer 2019 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgimin e të pandehurit E.C. nga Rahoveci që dyshohet se kishte dhunuar një të mitur.

Ai dyshohet se më 5 qershor, 2019, afër një shkolle të mesme në Rahovec, kishte detyruar të dëmtuarën, të mitur, L.D. të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e saj.

“Me 05.06.2019, afër një shkolle të mesme në Komunën e Rahovecit, i pandehuri E.C., e detyron të dëmtuarën të mitur L.D., që të kryejë aktin seksual pa pëlqimin e saj, në atë mënyrë ku përderisa e dëmtuara ishte duke shkuar për të blerë një shishe ujë afër shkollës, i pandehuri e kishte ftuar kinse për ti treguar diçka, pas refuzimit nga ana e të dëmtuarës me arsyetimin se kishte mësim dhe nuk kishte kohë, i njëjti duke përdorur forcën e kap për krahu, e dërgon në shtëpinë e pa banuar afër shkollës, e zhvesh me forcë dhe e kryen aktin seksual, duke u larguar më pas, dhe duke e lëne te dëmtuarën ne vendin e ngjarjes”, thuhet në raportin e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Të ngjashme