Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për dy persona në Gjakovë, iu gjetën nëntë qese bari

Kërkohet paraburgim për dy persona në Gjakovë, iu gjetën nëntë qese bari

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë ndaj dy persona me iniciale F.B., dhe E.L, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. “Prokurori i rastit ndaj […]

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë ndaj dy persona me iniciale F.B., dhe E.L, pasi të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

“Prokurori i rastit ndaj dy të pandehurve, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe të njëjtit me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 21 shtator 2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, transmeton Klankosova.tv.

Të dyshuarit ishin duke lëvizur në fshatin Pjetershan në Gjakovë, janë ndaluar nga patrulla e policisë kufitare, ku tek ulësja e pasagjerit janë gjetur nëntë qese të mbushura me substancë bari që dyshohet të jetë i llojit Marihuanë e për të cilën dyshohet se e kanë blerë në Shqipëri tri  ditë përpara se të ndaloheshin nga policia

Të ngjashme