Ekonomia Online
FUNDIT

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Dhunimi”

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se […]

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit H.H., nga komuna e Gjilanit, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhunimi” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 12 Gusht 2024, në Ferizaj në motelin “Bronkly”, me kanosje se do ti publikoj fotografitë nudo të të dëmtuarës e ka detyruar të dëmtuarën M.B., që të takohet fillimisht me restorantin “Hib Petrol” e pastaj e ka dërguar në motelin “Bronkly”, ku ka kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, mirëpo i pandehuri ka kërkuar nga e dëmtuara që të takohen për të kryer marrëdhënie seksuale duke e kanosur se do ti publikoj fotot që i kishte në telefonin e tij, mirëpo e dëmtuara nuk ka pranuar dhe e ka paraqitur rastin në polici me datë 19.08.2024, me këtë do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 1 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartëcekur.

Të ngjashme