Këshilltari i Johnsonit, që shkeli masat mbrojtëse, pritet të japë dorëheqje

Prishtinë | 24 Maj 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Këshilltari i lartë i kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson, Dominic Cummings, është duke u përballur me thirrje për të dhënë dorëheqje për një udhëtim që ka bërë gjatë masave kufizuese në Britani shkaku i koronavirusit.

Sipas “Sky Neës”, Cummings, është parë duke hyrë të dielën në mëngjes në zyrën e kryeministrit.

Është vetëm çështje kohe para se Johnson t’i kërkojë Cummingsit që të japë dorëheqje, sipas raportimeve në media.

Cummings kishte udhëtuar 400 kilometra për në veri të Anglisë ndërsa bashkëshortja e tij kishte shfaqur simptome të COVID-19.

Zyra e Johnsonit ka thënë se Cummings ka bërë këtë rrugëtim për t’u siguruar për t’u kujdesur për të birin e tij 4-vjeçar pasi bashkëshortja e tij ishte sëmurë me COVID-19.

Të ngjashme