Këto janë mjetet me të cilat u sulmua policia e Kosovës sot në veri

Prishtinë | 16 Pri 2022 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është sulmuar sot sërish në veri të Kosovës, menjëherë pasi dje u bënë publike në media sulmet e njëpasnjëshme ndaj të cilave janë ekspozuar policët e Kosovës të cilët shërbejnë në veri të vendit.

Sipas policisë, në Sharpej të Jarinjës kanë ndodhur dy shpërthime nga mjete të dyshuara piroteknike.

Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë së Kosovës e cila ishte në një pikë statike dhe e përqëndruar në parandalimin e kontrabandës.

Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në xhamin e veturës policore ka mbetur një copë letre (dyshohet për mbështjellës të mjeteve piroteknike).

“Ngjarja ka ndodhur në një pjesë që është afër territorit të Serbisë dhe dyshimi i bazuar është se këto mjete janë hedhur nga territori i Serbisë. Policia ka qenë duke monitoruar një rrugë ilegale të mbyllur kohë më parë dhe e cila përdorej për kontrabandë të mallrave.”

Të ngjashme