KGjK-ja hap konkurs për tre gjyqtarë në Apel

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 11:30 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka mbajtur mbledhjen e 228 në të cilën u vendos për hapjen e dy pozitave të lira për anëtarë të Këshillit Gjyqësorë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë mbledhje u miratua edhe udhëzimi administrativ për publikimin e aktgjykimeve të përpunimeve si dhe manuali për publikimin dhe përpunimin e aktgjykimeve.

Anëtarja e Këshillit Gjyqësorë, Anita Krasniqi, propozoi hapjen e konkursit për dy anëtarë të këtij Këshilli, propozim ky i cili u aprovua.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj,kërkoi që për këtë konkurs paraprakisht të krijohet një komision ad-hoc.

 “Në bazë të rregullores duhet të krijohet një komision ad-hoc-për këtë konkurs”, tha ai.

Anëtarja Anita Krasniqi tha se udhëzimi administrativ për publikimin e aktgjykimeve të përpunimeve si dhe manuali për publikimin dhe përpunimin e aktgjykimeve është hartuar me qëllim të përcaktimit të mënyrës së publikimit  të punës së KGJK-së.

 “Këtë udhëzim që kemi para vetes,është hartuar me qëllim të përcaktimit të mënyrës së publikimit të punës së KGJK-së në web faqen me qëllim të transparencës dhe kemi pasur debat publik, është bërë punë e mirë në këtë udhëzim dhe është në përputhje me ligjin në fuqi”.

Aty u miratua edhe vendimi për përzgjedhjen me short të gjyqtarëve që do t’i nënshtrohen vlerësimit të performancës, përmes programit EXCEL sipas komandës “RANDOM” si dhe për përzgjedhjen e rastësishme të vendimeve gjyqësore.

 “Tash jemi në fund të vitit dhe patjetër që duhet të zgjedhim gjyqtarët që duhet t’i nënshtrohen performancës”, tha Skender Çoçaj.

Anita Krasniqi propozoi që kryetarit të komisionit për vlerësimin e performancës t’i vazhdohet edhe një mandat, i cili propozim u miratuar nga Këshilli.

“Kisha propozuar që për kryetarin e komisionit për performancë të merret një vendim t’i vazhdohet mandati, e më vonë të vendosim për anëtarët tjerë”, tha ajo.

Në këtë mbledhje u shpall edhe konkursi për 3 pozita për gjyqtarë të Apelit, e jo për 5 pozita siç kishte kërkuar Kryetari i Gjykatës së Apelit.

Kryesuesi i KGJK-së, Skender Çoçaj,tha se po e hapin konkursin për tri pozita ndërkq në qershor do të vendoset edhe për konkursin tjetër.

“Ne e kemi marrë një kërkesë prej kryetarit për 5 gjyqtarë në departamentin e përgjithshëm për divizionin penal dhe për atë civil. Sipas analizave këtu rezulton që tani për dy vende veç është konkursi dhe atë nga komuniteti serb dhe tani mund të shpallim konkurs vetëm për 3 e jo për 5”.

 “Po e shpallim për 3, deri në qershor dhe në qershor marrim një vendim për me shpall një konkurs tjetër”, tha Çoçaj, raporton EO.

Të ngjashme