KGjK-ja reagon ndaj kanosjes së gjyqtarit Sabit Sadikaj

Prishtinë | 24 Jan 2020 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, (KGjK) dënon ashpër kanosjen ndaj gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj.

Këshilli, shpreh shqetësim për këtë akt të kundërligjshëm dhe qëndron pranë gjyqtarit, Sadikaj dhe çdo gjyqtari tjetër duke i mbështetur fuqishëm ata në ushtrimin e detyrave të tyre.

”Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të patolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KGjK-ja, vlerëson se sulmet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve sikurse edhe rasti i fundit janë të papranueshme dhe kanë për qëllim pengimin e punës së gjyqtarëve, ushtrimin e ndikimit mbi ta si dhe krijimin e presioneve dhe pasigurisë në pengimin e funksionimit të rregullt të gjykatave”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme