Kina ka dy shtigje për ta dominuar botën

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Kishte një urtësi konvencionale që thoshte se Kina do të kërkonte rol të zgjeruar rajonal – dhe rol të reduktuar të SHBA-së – por nuk do të ndiqte politika për ambicie globale. Tani, megjithatë, shenjat se Kina ka ndezur motorët për të rivalizuar lidershipin global të Amerikës janë të pagabueshme dhe ato janë të kudondodhura. Ka një përpjekje të theksuar të Kinës për të dominuar industritë e teknologjisë së lartë që do të përcaktojnë shpërndarjen e fuqisë ekonomike dhe ushtarake

(Foreign Policy) – Kina e Xi Jinpingut po shpërfaq ambicien e një superfuqie. Para vetëm pak vjetësh, shumë vrojtues amerikanë ende shpresonin se Kina do ta zbuste qëndrimin e saj dhe se do të kishte rol mbështetës në një rend ndërkombëtar liberal ose do të përbënte – në rastin më të keq – sfidë për ndikimin amerikan në Paqësorin Perëndimor. Kishte një urtësi konvencionale që thoshte se Kina do të kërkonte rol të zgjeruar rajonal – dhe rol të reduktuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – por nuk do të ndiqte politika për ambicie globale.

Tani, megjithatë, shenjat se Kina ka ndezur motorët për të rivalizuar lidershipin global të Amerikës janë të pagabueshme dhe ato janë të kudondodhura, raporton KOHA.

Ta zëmë, ka një program detar kinez, i cili ka nxjerrë në det ndërmjet viteve 2014 dhe 2018 më shumë anije se kur bëhen bashkë krejt ato të Gjermanisë, Indisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe. Ka një përpjekje të theksuar të Kinës për të dominuar industritë e teknologjisë së lartë që do të përcaktojnë shpërndarjen e fuqisë ekonomike dhe ushtarake. Ka një tendencë në ngritje për të kontrolluar rrugët detare që përshkojnë përgjatë brigjeve kineze, si dhe po raportohet për plane për të krijuar një zinxhir bazash dhe qendrës logjistike më në thellësi. Ka përpjekje sistematike për të ndryshuar metodat e ndikimit ekonomik të konvertuara në shantazh ekonomik në krejt Paqësorin Aziatik dhe matanë.

Të ngjashme